16:50 / E Premte, 29 Korrik 2022 / MSH

Amerika i ofron Rusisë shkëmbim të burgosurish ku përfshihet edhe basketbollistja Brittney Griner

Ditën e djeshme, qeveria amerikane dha dritën jeshile për të realizuar një shkëmbim të burgosurish, ku do të përfshihej edhe basketbollistja amerikane, Brittney Griner, e cila para disa kohësh i dërgoi një letër presidentit të ShBA-së që ta ndihmonte, pasi sportistja ndodhet në burg të Rusisë.

Ajo është dënuar në shkurt të këtij viti pasi u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike në Rusi. Përmes një zëdhënësi, nga Moska ka ardhur përgjigjja.

Rusia i ka kërkuar presidentit Joe Biden që gjithçka në lidhje me këtë çështje duhet të bërë në mënyrë të heshtur.

Shteti amerikan është i gatshëm t’i japë Rusisë trafikantin e armëve Viktor But në shkëmbim të basketbollistes dhe Paul Ëhelan.

Zëdhënësi i Kremlinit tha: Të tilla cështje diskutohen pa bërë deklarata publike. Zakonisht, njerëzit mësojnë për të tilla çështje vetëm kur marrëveshja është e përfunduar. Për momentin nuk kemi asnjë marrëveshje.