10:48 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Amerikanët po fitojnë shumë para nga Instagram

Krijuesit në SHBA po fitojnë më shumë se kurrë në platformat e internetit si Instagram e YouTube. Sipas një studimi të ri, gati 7 miliardë dollarë në vit përfitojnë amerikanët nga Instagram.

Sipas studimit, afro 17 milionë amerikanë fituan rreth 6.8 miliardë dollarë në nëntë platforma të internetit në 2017. Raporti më i fundit zbuloi një rritje prej gati 1 miliard dollarë në fitime dhe më shumë se 2.4 milion krijues të tjerë gjatë periudhës një vjeçare midis studimeve.

Nga nëntë platformat e analizuara në studim, Instagram është platforma më e madhe krijuese me 5.6 milionë amerikanë që gjenerojnë të ardhura në shërbim. WordPress, Tumblr dhe YouTube gjithashtu kanë miliona përdorues amerikanë që fitojnë nga çdo platformë.

Nga të gjitha shtetet e SHBA, studiuesit zbuluan se Kalifornia ka më shumë njerëz që gjenerojnë fitime online me më shumë se 3.2 milionë krijues, e ndjekur nga Nju Jorku me gati 2 milion krijues dhe Teksas me më shumë se 1 milion krijues. /Indeksonline/