17:09 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Amerikanët rrëzojnë raketën me laser

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka testuar me sukses një prototip të armës laser që mund të shkatërrojë raketa, transmeton televizioni “Star”.

Sipas raporteve, testet u mbajtën në një poligon në New Mexico. Në manovra, një sistem i veçantë nga toka ka shkatërruar disa raketa ajër-ajër.

“Forcat Ajrore të SHBA njoftuan se sistemet e armëve me laser janë të afta të mbrojnë gjuetarët amerikanë dhe avionë të tjerë nga kërcënimet në të ardhmen. Gjatë testit, disa raketa ajër-ajër janë rrëzuar me sukses”, transmetojnë mediat e huaja.

Kompania “Lockheed Martin” ishte përgjegjëse për zhvillimin e modeleve më të fundit të armëve laser.

Sipas ekspertëve të kompanisë, sistemi do të sigurojë sigurinë e forcave ajrore të aviacionit, si dhe do të kapë raketa ajër-ajër dhe tokë-ajër.

Sipas llogaritjeve të tyre, është planifikuar që sistemi i fundit të jetë pjesë e armatimeve amerikane në gjysmën e dytë të vitit 2020.