75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi, gëzohet trajneri i GS-së: Është profesionist…!

Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje te skuadra e Grasshoppersit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit muskolar.

35-vjeçari do të jetë në dispozicionin e trajnerit, Gerald Scheiblehner për ndeshjen e së shtunës ndaj Lausanne-Sport, shkruan Indeksonline

“Ai nuk është vetëm i rëndësishëm, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai është profesionist absolut dhe mishëron gjithçka që përfaqëdon futbollin profesional. Jam i lumtur që është rikthyer në stërvitje”, u shpreh trajneri i GS-së.

Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, luajti vetëm dy ndeshje këtë sezon.

Ai ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit aktual./Indeksonline/