20:19 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Amir Rrahmani debuton në Serie A, nga minuta e parë kundër Bolognas

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani do të shënoi sot debutimin në Serie A.

Tashmë në formacionin e publikuar nga Hellas Verona, Rrahmanit i është besuar pozita e titullarit.

Verona luan nga ora 20:45, ndeshjen e parë për këtë edicion pas rikthimit në Serie A, ndaj Bolognas.

Kujtojmë se Rrahmani është transferuar në fund të qershorit te kjo skuadër.

Ndërsa ndeshje zyrtare ka luajtur 10 ditë më parë në kuadër të Kupës së Italisë.