75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / L A

Amorim flet për situatën me Zirkzee-n

Manchester United-i e mbylli mbrëmë vitin 2024 në mënyrën më të keqe të mundshme.

Skuadra e Ruben Amorimit, mbrëmë u mposht në shtëpi nga Newcastle Unitedi me rezultat 0-2.

Dhe Unitedi, gjendet në pozitat e ulëta në Premier League pas humbjeve të njëpasnjëshme.

Gjatë ndeshjes Amorim, bëri një lëvizje të çuditshme ku largoi sulmuesin, Joshua Zirkzee pas vetëm 30 minuta lojë.

“Josh është një djalë vërtet i mirë. Ne do ta mbështesim atë dhe do të vazhdojmë”. Ishte vërtet e vështirë për mua ta bëja këtë, por kam folur me Josh-in pasi ishte e rëndësishme të shprehja mesazhin. Ne kishim nevojë që Josh të dilte jashtë, për ekipin”, u shpreh Amorim./IndeksOnline/