75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Amorim për tifozët që brohoritnin emrin e tij, thotë se nuk i pëlqejnë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur në një konferencë shtyp para ndeshjes me Arsenalin.

Amorim, u pyet edhe rreth brohoritjeve të tifozëve që thirrnin emrin e tij:

“Nuk më pëlqen kur më brohorisin emrin, nuk më pëlqen”, tha ai përpara ndeshjes të së mërkurës me Arsenalin . “Ndihem pak, jo në siklet, por për shkak se jam trajner, ata duhet të këndojnë për lojtarët dhe për klubin. Kështu që nuk është gjë e mirë për mua.

“Unë e kuptoj dhe vlerësoj shumë lidhjen me tifozët, por dua që ata të mbështesin ekipin dhe lojtarët, sepse ata janë në fushë dhe unë jam jashtë fushës. Por jam vërtet i nderuar nga kjo, ndjej një lidhje me mbështetës, por ne e dimë se kemi nevojë për rezultate për ta mbajtur atë”, u shpreh Amorim.

Kujtojmë se Manchester Unitedi, do të përballet ndaj Arsenalit nesër në “Emirates”, ku kjo ndeshje do jetë një test i vërtetë për portugezin./IndeksOnline/