16:34 / E Premte, 01 Shtator 2023 / Gj. Sh

Amrabat kryen testet mjekësore te Manchester United

Sofyan Amrabat është një hap larg transferimit te Manchester United.

Mesfushori maroken sot ka kryer testet e para mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Testet mjeksore janë bërë në Pisa, para udhëtimit të tij drejt Manchesterit.

Raportohet se Fiorentina do të përfitoj 70 milionë euro nga shitja e Amrabat, edhe pse nuk janë dhënë detaje tjera për këtë transferim./IndeksOnline/