13:19 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Analisti Ardian Kastrati i bashkohet PDK-së

Analisti i njohur, Ardian Kastrati, i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në një konferencë shtypi prezantoi edhe biografinë dhe arritjet e Kastratit, që pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e që pritet të mbahen së shpejti.

No description available.

“Ky aderim nuk është thjesht një emër dhe një mbiemër, por një hapje e PDK-së për të inkuadruar kuadro që do ta dërgonin Kosovën përpara. Ardhja e Ardianit nuk e ka fjalën aderim por besim”, ka theksuar Hoxhaj.

No description available.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i parë arkivat, e gjeta një ftesë që më është bërë kur u themelua PDK-ja, 21 vjet më parë. Kësaj ftese iu përgjigja 20 vjet më pas”, shtoi ai./IndeksOnline/