11:24 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Anceloti ka një mesazh për Vinicius para ndeshjes kundër Barcelonës

Real Madrid do të përballet sot me Barcelonën në javën e nëntë të La Ligas.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Los Blancos, Carlo Anceloti, ka bërë një mesazh në mbështetje të futollistit, Vinicius Junior, shkruan IndeksOnline.

“Vini, ruaj qetësinë” ka qenë mesazhi i Ancelotit për brazilinin para ndeshjes kundër Barcelonës.

Vinicius kohët e fundit ka qënë cak i sulmeve raciste por edhe ka pasur sjellje të ashpëra ndaj tij nga kundërshtarët në fushën e lojës.

Mesazhi nga Real Madrid dhe Carlo Ancelotti mbetet i qëndrueshëm: ata duan që Vini të ruajë qetësinë dhe të ngrihet mbi të gjitha, për të lënë futbollin e tij të flasë.

Megjithatë, ata gjithashtu duan që gjyqtarët të marrin përgjegjësi dhe të sigurojnë që loja e rrezikshme të mos tolerohet.

Vinicius shkon në El Clasico të së dielës në formë të mirë, me pesë gola në tetë ndeshje të La Liga Santander deri më tani, plus dy asistime gjithashtu. Nëse përfshijmë Ligën e Kampionëve, ai është tashmë në shtatë gola për këtë sezon./IndeksOnline/