Anceloti thotë se nuk shqetësohet pse bastoret nuk e llogarisin favorit

Carlo Ancelotti nuk është befasuar pasi që Real Madrid është konsideruar jo favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Real Madridi fitoi kundër Liverpool në fund të sezonit të kaluar duke marrë titullin e 14-të europian, por nënkampioni i vitit të kaluar, si dhe Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen janë konsideruar më favorit nga bastoret për ta fituar këtë trofe këtë vit.
Anceloti nuk është i shqetësuar për këtë, megjithatë, siç i tha ai gazetarëve para ndeshjes me Celticun.
“Nuk jam i befasuar pasi që ata na vendosin gjithmonë në fund të fasteve. E shoh këtë gjë si shenjë pozitive, vitin e kaluar ata nuk na dhanë asnjë shanse në statistika. Këtë vit ne jemi përmirësuar, ne kemi pak më shumë kualitet… mendoj që do të jetë njëjtë si vitin e kaluar, ne do të garojmë deri në fund dhe shpresoj që ne të luajmë deri në finale”, tha italiani.
Real Madrid i treguan të gjithëve sezonin e kaluar se nuk mund të përjashtohen nga gara kur është në pyetje Liga e Kampionëve. Ata eliminuan me rikthime të jashtëzakonshme Paris Saint-Germain, Chelsean dhe Manchester Cityn, për të arritur në finale të 2021/22.
Këtë mesjavë ata do të luajnë kundër Celtic kurse në vikend e presin Mallorcan e Vedat Muriqit në shtëpi.