13:01 / E Martë, 02 Janar 2024 / LB

Ancelotti del në konferencë, jep lajmet e shumëpritura te Reali

Carlo Ancelotti ka dalur në konferencë shtypi para ndeshjes me Majorkën. Trajneri italian ka dhënë lajmin e shumëpritur te Reali.

”Arda Guler është i gatshëm për lojë. Poashtu është rikthyer edhe Vinicius. Nuk jam duke kërkuar mbrojtës në afatin kalimtar. Kemi Nachon dhe Rudiger, por llogarisim si qendërmbrojtës edhe në Tchoameni e Carvajal” ka thënë Ancelotti./Indeksonline/