21:20 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ancelotti e ofron te Napoli ish portierin që e kishte te kjo skuadër

Carlo Ancelotti e ka gjetur zëvëndësuesin e Pepe Reinas te Napoli. Trajneri italian është në prag të marrëveshjes me Salvatore Sirigun. Ancelotti kishte punuar me Sirigun te skuadra e PSG-së ndërsa 32 vjeçari edicionin e fundit ishte pjesë e Torinos.

Sirigu, i cili ka mbushur 32 vjeç më 12 janar po kërkon një skuadër më të fortë dhe Napoli do të ishte mundësia ideale.

Klauzola e tij është 45 milionë euro, por që Napoli është e bindur se do ta marrë atë për çmim dukshëm më të lirë./Indeksonline/