14:04 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ancelotti flet për transferimin e Ronaldos në Serie A: Kjo është fantastike edhe për Napolin!

Carlo Ancelotti ka folur për transferimin e Ronaldos në Serie A.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dje e përfundoi transferimin e tij te Juventusi me shifrën 100 milionë eurove, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Napolit, Ancelotti thotë se ky transferim i konvenon edhe klubeve tjera italiane.

“Cristiano Ronaldo është absolutisht futbollist i klasit botëror dhe një profesionist i përkryer. Ai vjen për të luajtur në Serie A dhe kjo është një lajm i mirë për futbollin italian. Dhe jo vetëm, ky transferim në Juventus na bënë më të motivuar që të punojmë më shumë”, ka thënë Carlo.

Ish-trajneri i Bayernit e shumë skuadrave tjera, e ka pasur në trajnim Ronaldon sa ishte te klubi i Real Madridit.

Kujtojmë që Ronaldo do t’i fitojë plotë 30 milionë euro në vit./IndeksOnline/