Ancelotti humb shpresat për fitimin e kampionatit spanjoll

Real Madridi ka bërë edhe një gabim tjetër në La LIga.
Mbretërit mbrëm kanë barazuar në shtëpi 1-1 me Atletico Madridin, shkruan IndeksOnline.
Ky barazim e lë Realin me shtatë pikë mbrapa Barcelonës, e cila sonte mund të rrisë diferencën në +10 pikë, pasi ndeshet me Almerian.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas barazimit me Atleticon, e ka pranuar se fitimi i La Ligas është bërë edhe më i vështirë.
“A u mbyll kampionati? Nuk është një lamtumirë, por mund të them me siguri se është shumë më e komplikuar se më parë. Gjithsesi, skuadrës i duhet të luftojë deri në fund dhe më pas të shohim. Më vjen mirë që golin e Alvaros, sezonin e ardhshëm do të jetë gjithnjë pranë skuadrës së parë pasi ka një kualitet që pak e kanë në moshën e tij. Do të flas me Raul dhe do ta menaxhojmë mirë sepse mund t’i duhet edhe të rinjve.”, deklaroi Anceloti, pas ndeshjes./IndeksOnline/