75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 30 Mars 2026 / L A

Ancelotti konfirmon se Viniciusi do të luajë ndaj Kroacisë

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr u përflit se do të mungonte ndaj Kroacisë.

Kjo për shkak se ai mungoi në stërvitjet e fundit të “Seleçaos”, ku dyshohej për një lëndim.

Por gjatë ditës së sotme, Carlo Ancelotti dha lajmin se braziliani është mirë dhe se do të jetë prezent në miqësoren e radhës ndaj Kroacisë.

Kujtojmë se ndeshja Brazil-Kroaci, zhvillohet më 1 prill në “Camping World Stadium” të Orlandos në SHBA./IndeksOnline/