17:21 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti pyetet për veprimin e Mourinhos kundër Juventus – përgjigjet në mënyrë perfekte

Këtë të mërkure Manchester United arriti të mposht Juvetusin përpara tifozëve të vet në kuadër të Ligës së Kampionëve. Por nuk ishte kjo që tërhoqi vëmendjen.

Veprimi i Mourinhos duke bërë sikur nuk po i dëgjonte fansat e Juventusit në fund të ndeshjes, ishte ndër gjërat më të përfolura këtë jave. Portugezi u arsyetua se u fye 90 minuta nga fansat e Juventusit prandaj u soll kështu, transmeton Indeksonline.

Për këtë veprim u pyet nga gazetarët edhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti. Ai u përgjigj në mënyrë perfekte duke bërë gjestin e njejtë sikurse Mourinho.

“Nuk ju dëgjova çfarë thatë” u përgjigj fillimisht Ancelotti.

“Të jesh i fyer për 90 minuta nuk është mirë. Prandaj veprimi i Mourinhos është i kuptueshëm.” Përfundoj përgjigjen e tij italiani. /Indeksonline/