16:56 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vështirësohen gjërat për Elseid Hysajn, ky është vendimi i Ancelottit

Elseid Hysaj duket se nuk po kalon aspak një moment të mirë tek skuadra e Napolit këtë sezon.

Kuqeziu duket se pas ikjes së Sarrit po humb “shkëlqimin” e tij çdo ndeshje e më shumë.

Ancelotti, trajneri aktual e sheh 24-vjeçarin si një lojtar të krahut të majtë dhe jo në pozicionin e tij natyral, që është krahu i djathtë.

Kështu shqiptari po humb dhe vendin në formacion. Sidomos në skenën evropiane, Hysaj ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë ndaj Crvena Zvezdas.

Ndërsa nga banka rezervë ka shikuar ndeshjet me Liverpulin dhe PSG-në, ku Napoli ka mundur që të marrë rezultat pozitive në të dyja këto ndeshje.

Edhe ndeshjen e nesërme ndaj francezëve, shqiptari duket se do e shohë si “spektator” nga bankina e italianëve.