19:12 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti ia bën ”bajat” Ronaldos kalimin te Juve

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti beson se ai ka një skuadër të nivelit të lartë në dispozicion.

Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit u emërua gjatë verës trajner i Napolit dhe së fundmi për France Football ka folur për punën e tij.

”Është një Napoli më ndryshe sot”, tha Ancelotti për gazetën franceze, transmeton IndeksOnline.

”Ne nuk kemi Maradonan, por kemi një skuadër të nivelit të lartë, sidomos me lojtarë të rinjë”.

”Napoli ka luajtur mirë për disa vite, kështu qv kemi cilësi. Unë do të mundohem të sjell paksa përvojë këtu”.

Image result for ancelotti ronaldo

Në Real Madrid, Carlo ka punuar me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua këtë verë te Juventusi.

”Ardhja e Cristianos është e shkëlqyer për imazhin e Serie A. Por, i vetmi gabim është kalimi i tij te Juve”, shtoi italiani./IndeksOnline/