18:31 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ancelotti tregon a do të jetë trajner i Brazilit

Edhe pse ishte njëra nga favoritet kryesore për ta fituar Kampionatin Botëror, kombëtarja e Brazilit ishte njëra prej dështimeve në Katar.

Pas eliminimit nga kroacia në çerekfinale, Tite dha dorëheqja nga pozita e trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Pas largimit të Tites, Brazili ende nuk e ka gjetur zëvëndesuesin e tij dhe njëri prej kandidateve është edhe trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Së fundi tekniku italian ka deklaruar se ende nuk ka kontaktuar me federatën braziliane dhe se dëshiron të qendrojë te Real Madridi.

“Unë nuk e di, nuk më kanë kontaktuar kurrë dhe Federata e Brazilit nuk më ka thirrur kurrë. Unë vetëm dua që të qëndrojë te Real Madridi. Nuk do të kërkojë kurrë nga Real Madridi të më lejojë që të largohem nga ky klub”, ka thënë Ancelotti./IndeksOnline/