11:35 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ancelotti zbulon sulmuesin e preferuar për sezonin e ardhshëm, kërkon transferimin e tij

Largimi i mundshëm i Karim Benzemas, ka bërë qe Ancelotti të kërkoj një zëvendësues për francezin.

I preferuari i Ancelottit për sezonin e ardhëm është sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, shkruan IndeksOnline.

Ancelotti tashmë i ka kërkuar bordit të Real Madridit që të transferojnë sulmuesin anglez.

Në garë për transferimin e Kane është edhe Manchester United, e cila e vlerëson transferimin e tij në një shumë prej 100 milionë funte.

Por hyrja në garë e Real Madridit pritet që të ketë një garë dhe rritje ofertash./IndeksOnline/