Andi Zeqiri vazhdon me formën e lartë, shënon sërish
Ekipi i Lausanne të Zvicrës e mposhti thellë Xamax në kuadër të kupës së Zvicrës me rezultat 6:0.
Protagonist në fitoren e vendasve ishte edhe Andi Zeqiri i cili shënoi golin e fundit.
Por, nuk është vetëm ky gol krejt çfarë ka bërë ky djalosh që së shpejti do ta shohim me fanellën e Kosovës.
Ai me ekipin e Lausannes në 14 ndeshje në këtë sezon ka realizuar gjithsej 11 gola, shifra magjike për këdo./Indeksonline/