Andres Iniesta: Nuk e dua të takohemi me këto dy skuadra në çerekfinale
Barcelona kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Chelsean në Camp Nou me rezultat 3-0, shkruan indeksonline.
Kapiteni i skuadrës spanjolle, Andres Iniesta pas ndeshjes ka thënë se Barca është me fat që ka Messin në skuadër.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk dëshiron që në rundin tjetër të takohet me skuadrat spanjolle, Realin dhe Sevillan.
“Gjithçka sot shkoi mirë. Ne jemi të bekuar që kemi Messin. Nuk i dua ekipet spanjolle në çerekfinale, sepse ne e njohim shumë mirë njëra – tjetrën”, tha Iniesta.
Kujtojmë se shorti për fazën çerekfinale do të hidhet të premten duke filluar nga ora 12:00. /IndeksOnline/