75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Murray po ndihet mirë nga dita në ditë

Andy Murray thotë se fizikisht ai është duke u ndjerë mirë nga dita në ditë pas fillimit të përgatitjeve për sezonin, 2019.

Murray, 31-vjeçar, e përfundoi më herët sezonin për t’u fokusuar në atë që të bëjë ”përmirësime të mëdha”, pas një operacioni.

Skocezi do të stërvitet në Miami muajin e ardhshëm para se të rikthehet në sallë në Brisbane International në janar, transmeton IndeksOnline.

”Jam shumë afër”, tha ish-numri një i botës.

Britaniku, i renditur tani në vendin e 263-të në ranglisë, nuk ka luajtur që prej humbjes në shtator nga Fernando Verdasco në Shenzhen Open në shtator.

Ai ka kaluar katër apo pesë javë duke u rikuperuar në palestër në Filadelfi./IndeksOnline/