22:44 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Andy Ruiz Jr. nokauton trajnerin e tij, gjatë përgatitjeve anti – Joshua

Boksieri meksikan i kategorisë së rëndë WBO në boks, ka bërë njërën ndër befasitë më të mëdha në botën sportive, ditën kur mposhti Anthony Joshuan në super formë.

Kjo nuk ishte e gjitha, Ruiz vinte si jo favorit absolut, ndërsa as fiziku i tij nuk jepte më shumë gjasë për të, shkruan Indeksonline.

Por shumë shpejt Ruiz mbylli gojën e kritikëve dhe u bë mbreti i dorezave në sportin e rrezikshëm.

“Re-match” i dy kolosëve pritet të zhvillohet së shpejti, derisa Ruiz shihet se e ka marrë shumë seriozisht mbrojtjen e titullit kampion të botës.

Gjatë trajnimit ai e qoi në dysheme “mësuesin” e tij, shkruan Mirror, transmeton Indeksonline.

/Indeksonline/

https://www.mirror.co.uk/sport/boxing/andy-ruiz-jr-almost-kos-20886104#share=true&playerID=6345b443e2192e5564ba30abc7.y34vu6acsp9x1pu8t337ybx5r&time=0&vid=1m6ci717hjag01gurkstdrocg7