Anëtari i kryesisë së NISMA-s uron Limajn: Diamant i Paqes!
Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Xhevdet Smakiqi ka uruar liderin e kësaj partie, Fatmir Limajn pasi ky i fundit u shpall i pafajashëm nga Gjykata Themelore për të gjitha pikat e akuzave të rastit të njohur si MTPT-së.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’ i ka dhënë Limajt një vlerësim si “Diamant i Paqes”, transmeton ‘Indeksonline.
Më tej, Smakiqi ka theksuar se “Ligësia e ngadëlsoi Kosovën në zhvlllim, por jo Çelikun”, ka shruar ndër të tjerash ai në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Diamanti i Paqes !
Ka vetëm një të vërtetë, pas 7 vite luftë me genjeshtrën Çeliku e mposhti GËNJSHTREN !
Ka vetëm një jetë Çeliku i’a kushton interesit të Kosovës kombit tonë.
Ka shumë çmime, por Fatmir Limaj tha sonte 24 Nëntor 2017, jam i gatëshëm të paguaj çdo çmim për interesin e qytetarëve të Kosovës.
Ligësia e ngadëlsoi Kosovën në zhvlllim, por jo Çelikun.
Urime Diamant i Paqës i mbuluar për shumë herë nga 2003 deri 2017 me PASTËRTI !./Indeksonline/