14:49 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anëtari i kryesisë së VV-së: Kosova në luftë edhe me ndërkombëtarët!

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera ka folur nga pozita e qytetarit të zhgënjyer. Por, ndër të tjera Potera ka thënë se Kosova duhet të fitojë tri beteja, njëra nga to sipas tij është edhe me ndërkombëtarët.

Ish kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale përmend betejat me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Kërkoj prej pozitës sime si qytetar i zhgënjyer, si një qytertar, në mesin e disa mijëra të tjerëve që kanë kontribuar dhe janë të shqetësuar për vendin e vetë. Kërkoj nga Lobi Shqiptar dhe të gjithë mërgimtarët në tërë botën, të mobilizohemi edhe njëherë sikur më herët për tu munduar, të kthejmë imazhin e dëmtuar të Republikës së Kosovës nga ana e pushtetit vite me radhë, sepse ju nuk jeni të mvarur nga këta…

Sot kemi tri beteja, e para me Serbinë që po kërkon të bëjë bosnjizimin e Kosovës; e dyta me pseudopolitikanët tanë që e kanë katandisur vendin si mos më keq, në pothuajse të gjitha fushat e jetës; dhe e treta me ndërkombëtarët që janë po aq fajtor për korrupsionin dhe mos hapjen e mundësive të Kosovës për tu regjistruar në organizata ndërkombëtare. E këtë me ndërkombëtarët merreni ju të nderuar, për ta kthyer imazhin e prishur të përceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme ndaj Kosovës” shkruan Potera në Facebook./Indeksonline/

Temat: