17:28 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Ish-kandidati i VV-së ka një sugjerim për turqit që i thërrasin shqiptarët ‘vëllezër’

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit, është përfshirë në debatin e ditëve të fundit lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë turqve që po jetonin në Kosovë.

Ish-kandiati, Ajeti Potera ka deklaruar se nuk i pëlqen deklarata e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ku i referohet shqitparëve, si vëllezër duke thënë se shqiptarët kanë vëllezër vetëm shqiptarët, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Erdogan ka reaguar ashpër edhe në drejtim të kryeministrit, Ramush Haradinaj madje duke e kërcënuar atë .

Postimi i plotë:

Të vetmit vëllezër që kemi ne Shqiptarët e Kosovës, janë të gjithë shqiptarët (kudoqofshin ata në rajon e nëpër botë). Të tjerët t’i kërkojnë vëllezërit e tyre ndokund tjetër jo në Kosovë.