Anëtari i Vetëvendosjes: Aida Dërguti përdori gjuhën kundër Kurtit si ata të Klanit Pronto
Ka vazhduar të komentohet gjuha që ka përdorur deputetja Aida Dërguti për Albin Kurtin, duke e quajtur mut. Në këtë debat është përfshirë edhe Enis Sulstarova, anëtar i KP të Vetëvendosjes. Ka thënë se gjuha që kundër Kurtit është sikur e Klanit Pronto.
Një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Enis Sulstarova ka bërë krahasime ndërmjet gjuhës që ka përdorur Aida Dërguti me atë të Adem Grabovcit. Ka thënë se në grupe ukulte të disave në Vetëvendosje po përdorin gjuhën e Klanit Pronto kundër Albin Kurtit, liderit shpirtëror të Vetëvendosjes.
“Nje filozofi ndryshe prej asaj qe e beri Levizjen subjektin e pare ne Kuvend dhe fitimtare ne komunat e Prshtines, Prizrenit e Dardanes. Vec ne eshte artikuluar ne rrethe te ngushta jashte forumeve, ne kundershtim me parimet demokratike dhe statutin e organizates. Ne rrethe okulte ku perdoret gjuha e klanit Pronto kunder Albin Kurtit”, ka shkruar Sulstarova, në një reagim në FB.
Ky zyrtar ka shkuar edhe më tutje duke kërkuar zgjedhjen e Kurtit sa më shpejt Kryetar të Vetëvendosjes dhe rrëzimin e Visar Ymerit.
“Aktivistet jane te shqetesuar per organizaten. Sa me shume zgjat heshtja e strukturave drejtuese aq me shume po shtohen zerat e shqetesuar. Nje gje eshte e qarte: aktivistet njezeshem po kerkojne zgjedhjen e Albinit kryetar per t’i dhene fund pasigurise mbi te ardhmen e organizates. Levizja eshte ajo qe e mban gjalle organizaten!”, ka shtuar ai.
Deri më tash, disa deputetë të Vetëvendosjes janë deklaruar lidhur me fyerjen që Dërguti i kishte bërë Kurtit në një komunikim në viber. Kundër Dërgutit kanë dalë grupi i Albin Kurtit si: Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Fatmir Kollqaku.
Ndërkaq, pro Aida Dërgutit kanë dalë grupi tjetër, me në krye Dardan Molliqajn, Fisnik Ismailin, Faton Topalli, Shqipe Pantina. Madje, burime të Express, kanë treguar se hetimet se kush i publikoi bisedat po zhvillohen pikërisht mbi grupin e përkrahësve të Dërgutit.
Sidoqoftë, Sulstarova ka dhënë qëndrimin e tij se pse u aktivizua grupi i zyrtarëve të VV’së kundër Albin Kurtit. Ka bërë thirrje për marrjen e masave nga ana e Kryesisë.
“Per sa kohe kjo “filozofi” nuk artikulohet hapur ne forumet e Levizjes, ne besojme se ajo nuk ekziston dhe se kemi te bejme me individe apo grupazh arrivist kunder personit te Albin Kurtit, te cilet mezi kane pritur castin e arrestimit per te filluar luften kunder tij. Prandaj, kryesia nuk mund te rrije e paanshme dhe duhet ta shqyrtoje problemin e te marre masa sipas statutit”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, pesë deputetët më të votuar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për fyerjen që Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtiut, duke e quajtur mut.
Lidhur me këtë debat s’ka folur as lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të gjykimit për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlament.
Asnjë fjalë s’e ka thënë as Shpend Ahmeti, i cili në zgjedhjet nacionale, kishte shkelur me vota edhe Kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, duke marrë më shumë se 36 mijë vota se lideri.
Në këtë debat s’është përfshirë as Glauk Konjufca, i cili në zgjedhjet nacionale ishte shkelur nga Ahmeti dhe Molliqaj. Konjufca ishte renditur i gjashti me 46 mijë vota më pak se Shpend Ahmeti. Madje, njeri prej themeluesve të Vetëvendosjes, siç është Konjufca, ishte renditur edhe pas Molliqajt.
Asnjë fjalë s’e ka thënë as Rexhep Selimi, dikur zyrtar i PDK’së e AAK’së, e tash deputet i Vetëvendosjes.
Ndërkohë, deri tash kanë folur Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, të cilët kanë dalë kundër Aida Dërgutit dhe pro Albin Kurtit.
Ndërkohë, pro Aida Dërgutit kanë dalë Fisnik Ismaili, Faton Topalli, Shqipe Pantina, të cilët kanë dalë kundër linçimeve që i janë bërë deputetes së Vetëvendosjes, pas publikimit të një bisede në viber, e ku Dërguti e quan mut Albin Kurtin.
Në një reagim në Fb, Dërguti kishte kërkuar falje dhe kishte thënë se problemet brenda Vetëvendosjes janë qe një vit. Kishte thënë se i vjen keq pse kanë dalë në publik këto biseda derisa ka thënë se ka pasë në plan t’ia thoshte gjithë pakënaqësitë Albin Kurtit.
Për të ardhur në pushtet, Vetëvendosje afër vetes kishte marrë edhe ish-zyrtarët e PDK’së e të AAK’së. Madje, kishte koketuar edhe me radikalët fetarë, duke i inkuadruar në Parti.
Aktualisht, Partia e themeluar prej Albin Kurtit ka 32 deputetë, në mesin e të cilëve ka njerëz që dikur rrinin afër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si Ismail Kurteshi, Rexhep Selimi, Dukagjin Gorani.