08:27 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Angel Di Maria nis kontatet me Interin

Angel Di Maria është pranë largimit nga PSG. Aventura e yllit argjentinas te kampionët e Francës, mund të përfundojë këtë verë.

Mediat në Argjentinë raportojnë se koha e Di Marias tek PSG ka përfunduar.

Sipas raportimeve e ardhmja e ish-lojtarit të Manchester United dhe Real Madrid mund të jetë në Serie A.

Është Interi që ka pasur kontakte me argjentinasin, dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë lehtë në orët e ardhshme.