18:55 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Angela Martini e ndjeu se do ta gjej personin e duhur: Disa njerëz mund të më quajnë magjistare (Foto)

Angela Martini ka qenë një nga emrat më të përfolur të vitit të kaluar. Ajo pikërisht në fund të vitit kurorëzoi dashurinë me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Ndërsa çifti duken tejet të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.


Angela përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se si ka besuar në dashuri, e sipas saj është Ligji i Tërheqjes ajo që të shtyen në krahët e njeriut të duhur.

Modelja ka postuar në fotografi unazën e saj të martesës, ndërsa ka treguar historinë e saj..

Ky është postimi i saj:

4 vjet më parë i thashë mikut tim të mirë @yaellilienfeld, një projektuesi të madh bizhuterish, që një ditë ajo do ta bëjë unazën time të dasmës !! Gjithashtu, 3 vjet më parë, kur jetonim ende në Nju Jork, i thashë se unë po shkoj në Los Anxhelos sepse ky është vendi ku do të gjej ‘The One’!
Këtu jemi sot! Unë u zhvendos në Los Anxhelos dhe e gjeta dashurinë time aty dhe ajo krijoi unazën e ëndrrave të mia !!
Disa njerëz mund të më thërrasin një magjistare, por e di se është vetëm Fuqia e Ligjit për tërheqje !!