11:18 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Angela Martini ka festuar ditëlindjen, ja befasia e bashkëshortit (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini sot feston ditëlindjen e saj, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka publikuar edhe befasinë që ia ka bërë bashkëshorti.

Ajo shihet në plazh kurse në sfond dukej shkrimi i tërë në zjarr “Urime ditëlindjen, dashuria ime”.

Ndryshe, Angela ka mbushur përplot 32 vite./Indeksonline/