Angela Merkel pritet të japë dorëheqje nga CDU pas 18 vitesh
Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të jap dorëheqje nga partia e saj (CDU). Pas 18 vitesh angazhim të kancelares në këtë parti, pritet që dorëheqja e saj të bëhet e ditur së shpejti.
Kjo gjë është raportuar në media të huaja, duke iu referuar një burimi të afërt, transmeton Indeksonline.
Sipas të njëjtit raportim, Merkel u ka thënë anëtarëve të CDU-së, se ajo nuk do të kërkojë rizgjedhje në krye të partisë, në një konferencë e cila mbahet në fillim të dhjetorit.
Megjithatë, Merkel pritet të qëndroj në postin e kancelares pavarësisht largimit nga udhëheqja e partisë. Ajo e ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005 dhe dëshiron të qëndrojë ende në atë post.
Merkel dhe partia e saj pësuan një goditje të re pasi patën humbje të thellë në zgjedhjet e së dieles në një nga vendet më të pasura në Gjermani./Indeksonline/
https://www.telegraph.co.uk/news/2018/10/29/angela-merkel-give-cdu-chair-18-years/
https://www.bbc.com/news/world-europe-46016377