Osmani me pasardhësen e Angela Merkelit në Gjermani, ka një porosi për Kosovën!
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Annegret Kramp-Karrenbauer e cila nga sot ështëemëruar kryetare e re e partisë CDU.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka theksuar se pret që pasardhësja e Angela Merkel të vazhdoj politikat e fuqishme, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën.
Postimi i plotë:
Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjerman për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën.
#CDUbpt18