23:52 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Angelina Jolie: Hyra në aktrim për ti paguar borxhet e nënës… (Foto)

Aktorja Angelina Jolie ka treguar më në fund se pse i është hyrë aktrimit, rrugë që e ka bërë ndër aktoret më të paguara në botë.

Aktorja e njohur tha  se nuk ka pasur qëllim që të bëhet aktore, por kësaj rruge i është hyrë për të paguar “faturat dhe borxhet” e nënës së saj, Marcheline Bertrand.

Angelina njihet si bamirëse e madhe kurse është edhe fituese e Oscarit. Ajo ka luajtur në shumë filma të njohur dhe është një nga aktorët më të famshme në botë

“E bëra për të ndihmuar nënën për të paguar tatimin dhe faturat e shtëpisë”, ka thënë ajo në një intervistë në mediat amerikane./Indeksonline/