14:14 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglezët do të mirëpriten, që nga Aeroporti i Prishtinës!

Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, tifozët e Anglisë do të kenë mundësinë që të ndiehen të mirëseardhur në Kosovë pasi që në hapësirat reklamuese të dhurara nga LIMAK- Kosova do të shohin mesazhin e përgjithshëm të fushatës mikpritëse Welcome & Respect. 

Për shpirtin human, mikpritës e shoqëror të Kosovës, është përkujdesur agjencia e marketingut “Base” e cila ka përgaditur një ilustrim të veçantë ku shihen tifozët anglezë dhe ata të Kosovës, duke festuar së bashku madhështinë e një eventi të tillë. 

Kjo është hera e dytë që “Base” bën diçka të tillë, pasi që edhe në ndeshjen kundër Malit të Zi disenjuan një transparent të Vedat Muriqit, i cili u shpalos nga “Dardanët” në fillim të asaj ndeshjeje, duke bërë bujë të madhe edhe në rrjete sociale.