20:45 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Anglezet fasionohen me çmimin e biletave për ndeshjen me Kosovën

Kosova luan me Anglinë në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës kualifikuese për Euro 2020.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 14 nëntor dhe rreth 750 tifozë të Tre Luanëve do të jenë të pranishëm në stadium.

Me të marr veshë çmimin e biletave, tifozët anglez janë fasionuar pasi ato janë shumë të lira për standardin e tyre.

Komente të ndryshme janë bërë në rrjetet sociale kur e kanë kuptuar se një biletë për ta kushton vetëm 5 euro.

Ata madje e kanë përmendur edhe faktin që me Çekinë kanë paguar biletat nga 100 euro.

Kjo ndeshje do të jetë e nxehtë si në tribuna ashtu edhe në fushë. Anglezet me shumë gjasë do të kenë të siguruar kualifikimin ndërsa Kosova fillimisht duhet ta mposht Çekinë e më pas një barazim me Anglinë ia jep “vizën” për evropian. /IndeksOnline/