10:36 / E Hënë, 01 Mars 2021 / C E

Anglezët shpërthejnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore, evakuohet i gjithë vendi

Anglia ka qenë një nga vendet më të bombarduar nga forcat e Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bomba të pashpërthyera po gjenden edhe ditët e sotme, pas më shumë se 75 vjetëve, shkruan Indeksonline.

Sipas “Daily Mail” një e tillë rreth 1 ton u shpërtheu duke u kontrolluar në këtë fundjavë.

Pajisja, që besohet të jetë përdorur nga nazistët, u zbulua në një vend ndërtimi në tokë private në perëndim të kampusit të Universitetit të Exeter të Premten në mëngjes.

Banorët në rreth 2,600 prona përreth zonës së Glenthorne Road, përfshirë 1,400 studentë të universitetit, u evakuuan të premten dhe të shtunën.

Shpërthimi i kontrolluar i pajisjes ndodhi në orën 6.10 pasdite të shtunën, me shpërthimin e dëgjuar për milje – duke shkaktuar dëme në pronat përreth dhe ishte aq i madh sa mund të dëgjohej gjashtë milje larg.

Të dielën pasdite, komuna dhe policia këshilluan banorët të planifikonin për eventualitetin që ata të mos ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi atë mbrëmje. /IndeksOnline/