21:00 / E Diele, 11 Korrik 2021 / C E

Angli – Itali, fillon finalja e Euro 2020

Në Wembley të Londrës ka filluar finalja e Kampionatit Europian në mes të Anglisë dhe Italisë.

Dy kombëtaret janë pa asnjë disfatë në këtë turne dhe kanë një seri të gjatë pozitive.

Anglia e kërkon triumfin për herë të parë derisa italianët të dytin në histori.

Anglia ka përfunduar e para në grup me Kroacinë, Skocinë dhe Çekinë ndërsa gjatë rrugës ka eliminuar Gjermaninë, Ukrainën dhe Danimarkën.

Italia me të gjitha fitore në grup me Welsin, Turqinë dhe Zvicrën përfundoi e para derisa gjatë rrugës eliminoi Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën. /IndeksOnline/