21:51 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Angli-Skoci/ 45 minutat e para zhgënjim total

Pjesa e parë mes Anglisë dhe Skocisë ndoshta është më e mërzitshmja deri më tani në Evropian.

Në 45 minutat e para, skuadrat prodhuan shumë pak raste dhe dy ekipet mundoheshin ta kenë posedimin, por krijimi i rasteve ishte në numër të vogël, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksohet një rast i Skocisë, kur O’Donnell bëri një goditje të fuqishme por ishte Jordan Pickford që mohoi golin me një pritje fantastike.

Tek Anglia, rasti më i mirë ishte ai i Harry Kane që nuk mundi të bëj një goditje të mirë me kokë./Indeksonline/