22:40 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Anglia i hakmerret Spanjës për humbjen zhgënyese në ”Wembley”

Anglia e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Gareth Southgates ia ka dalur të fitojë përballë Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në ”Benito Villamarin”.

Në kuadër të Ligës A, ”Tre Luanët” kanë fituar me rezultat solid, 3-1, transmeton IndeksOnline.

Golat për anglezët i shënuan Raheem Sterling (’16, ’38) dhe Marcus Rashford në minutën e 30-të.

Ndërsa, golat për Spanjën i shënuan Paco Alcacer vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në lojë si dhe Sergio Ramos në minutat shtesë.

Përndryshe, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Anglia mbetet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Spanja mbetet në vendin e parë me 6 pikë./IndeksOnline/