Anglia mposht Spanjën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Anglisë U21 ka shënuar fitore 3:1 ndaj Spanjës në ndeshjen çerekfinale të Euro 2025.
“Tre Luanët” u treguan të fortë qysh në pjesën e parë, duke shënuar gola me anë të McAtee në minutën e 10’të dhe të Elliot në minutën e 15’të, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm për spanjollët e shënoi, Guerra në minutën e 39’të.
Të fundit në këtë përballje e realizoi Anderson, për ta kualifikuar Anglinë në gjysmëfinale.
Në fazën gjysmëfinale, Anglia U21 do të luajë ndaj Holandës U21.
Kurse dy çerekfinalet tjera janë ato, mes: Gjermanisë-Italisë dhe Danimarkës-Francës./Indeksonline/