23:36 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / C E

Anglia në finale, Danimarka në zemrat e miliona tifozëve

Anglia ka kaluar në finale të Kampionatit Europian.

Tre Luanët kanë mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.

Rezultati i kohës së rregullt ishte i barabartë 1-1 dhe anglezët fituan vetëm në shtesa, shkruan Indeksonline.

Danezët kaluan të parët në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Damsgaard në minutën e 30-të.

Kjaer devijoi një krosim në minutën e 39-të dhe shënoi në portën e tij për të barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Anglinë e shënoi Harry Kane në minutën e 104-të. Gjuajtjen nga penalltia të kapitenit të Anglisë e priti Schmeichel derisa shënoi në kthimin e topit.

Në finale, Anglia do të ballafaqohet me Italinë në “Wembley”.

Danimarka në anën tjetër do të mbahet mend si kombëtarja më simpatike e kmampionatit, që përkundër tragjedisë në ndeshjen e parë me Eriksenin, ata arritën deri në gjysmëfinale. /IndeksOnline/