21:25 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Anglia ”shokon” Spanjën: Sterling, protagonist me dy gola pas tri vitesh për Kombëtaren

Pas afro 40 minutash lojë, Anglia është në avantazh prej tre golash kundër Spanjës.

Ndeshja që është duke u zhvilluar në ”Benito Villamarin” është e vlefshme për Ligën A në Ligën e Kombeve.

Dhe skuadra e Gareth Southgate ka befasuar Spanjën e Luis Enriques në këtë fillim të ndeshjes.

Golin e parë për anglezët e shënoi Raheem Sterling, në minutën e 16-të të ndeshjes, teksa ylli i Man Cityt shënoi edhe në minutën e 38-të.

Kështu, ish-anëtari i Liverpoolit e shënoi golin e tij të parë për vendin e tij në ndeshjet si mysafir.

Gjithashtu, ky ishte goli i parë i Sterling pas 1103 ditësh, saktësisht që prej tetorit të vitit 2015.

Sterling, gjithashtu, sonte e shënoi golin e tij të parë kundër David De Gea, ku në 13 ndeshjet e fundit ndaj Man Unitedit nuk ka shënuar ndaj portierit spanjoll.

Ndërsa, golin e dytë për Anglinë sonte e shënoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford./IndeksOnline/