15:09 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Ankaraja akuzon Gulenin për vrasjen e ambasadorit rus

Turqia ka urdhëruar arrestimin e imamit Fehtullah Gulen që tash jeton në SHBA dhe shtatë personave tjerë për vrasjen e diplomatit rus, në vitin 2016, një ditë para vizitës së presidenit Vlladimir Putin në Turqi.

Kështu ka raportuar sot e përditshmja “Haberturk” derisa shkruan se diplomati rus Andreyi Karlov është vrarë nga një polic që nuk ka qenë në detyrë.

Ai u vra në dhjetor të vitit 2016 në Ankara derisa ishte duke mbajtur fjalim në hapjen e një ekspozite.