18:19 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ankesa e veçantë e asamblistes së VV-së: Pse kur vjen Albini në Pejë unë nuk ftohem kurrë?

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Mevlyde Idrizi ka pasur së fundi një ankesë të veçantë drejtuar liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ajo u ankua se Kurti s’e ftoi të shkojnë bashkë për ngushëllime tek një aktiviste e partisë që pati rast vdekje.

Maje Idrizi shprehi dilemën nëse do të vazhdojë të mbrojë VV-në kur liderët e partisë s’e thërrasin nëpër organizime partiake.

“Pse kur vjen Albini ne Peje une nuk ftohem kurre? A po harroni ju qe une perfaqesoj qytetaret per dy mandate? Pse pas ketyre fotove e shume te tjerave Mevlydja duhet me i mbrojte parimet e Vetevendosjes ne Kuvend? Ka zgjidhje edhe per Mevlyden. Faleminderit Albin qe po te bjen mend per grate qe perfaqesojne zerin qytetar per dy mandate/ Faleminderit Albin”, shkroi asamblistja.

Gjithë ky reagim i saj erdhi pasi Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ishin në Pejë dhe realizuan një fotografi bashkë me anëtarët e VV-së në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Reagimi i asamblistët vazhdoi edhe më tej ku tha se askush nga partia nuk i shkoi për ngushëllime, pavarësisht se pati dy raste familjare.

Berat Graniqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se arsyeja e shkuarjes në Pejë ishte për ngushëllime dhe se s’kishte ndonjë takim tjetër./Indeksonline/