20:23 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Ankohet se iu shqiptua dënimi nga policia vetëm pse është i shurdhër (Video)

Me interpretuesin e shenjave merret vesh pa problem.

Por që si me të, Rexhep Syla, nuk u kuptua me policinë rreth një muaj më parë.

Ky person i shurdhër kishte lënë punën për t’u kthyer në shtëpi, por në Maxhunaj të Vushtrrisë ishte ndeshur me një veturë, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes policia kishin kryer hetimet, e tek pas një jave, ai kishte marrë një procesverbal që e nxirrte fajtor për aksidentin.

Sipas raportit, kombibusi i bardh i drejtuar nga Syla në momentin që ka arritur afër udhëkryqit nuk i ka dhënë përparësi krahut të djathtë dhe godet automjetin Golf. Gjë që shihet ndryshe në skicën e aksidentit, por edhe në fotografitë e bëra aty.

Kronikën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme: