07:52 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Anthony Martial thyen heshtjen pasi u largua befasisht nga kampi i Man Unitedit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial e ka thyer heshtjen pas zërave që potenconin se ai është ndëshkuar nga klubi.

Martialit i është dhënë leja që të largohet nga turneu para-sezonal i Man Unitedit në Amerikë për të qenë prezent në ditëlindjen e fëmijës së tij, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, trajneri, Jose Mourinho theksoi dje se ka pritur që Martial të rikthehet në turne menjëherë pas kësaj.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e Martial janë duke vazhduar edhe më tutje, teksa raportet e tij me trajnerin portugez duket se janë prishur.

Megjithatë, Martial më në fund e ka thyer heshtjen në Twitter, duke postuar një mesazh për ta zbuluar arsyen e largimit të tij nga kampi i Man Unitedit.

”Faleminderit për të gjitha mesazhet. E vogla ime, Swan është mirë, për nën ishte më e vështirë”.

”Por, faleminderit Zotit, ajo është më mirë tani. Më vjen keq, por familja ime vjen gjithnjë në rend të parë. Rikthehem nesër (sot) në Mançester”, shkroi Martial në Twitter./IndeksOnline/