12:40 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse Martial nuk luan rregullisht te Man Unitedi

Trajneri i Man Unitedit, Jose Mourinho raportohet se nuk do të luajë me Anthony Martial pasi që ai e vlerëson më shumë Romelu Lukakun.

Frustrimi i Martial për minutazhën e tij te Man Unitedi është duke vazhduar që të rritet dhe ka zëra për të ardhmen e tij.

22-vjeçari shënoi në mesjavë në Champions League, por dje në barazimin, 1-1 ndaj Wolves ishte në bankën rezervë, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news Anthony Martial Jose Mourinho Romelu Lukaku

Tani, Evening Standard shkruan se prezenca e Lukakut është gjithashtu duke e ndalur Martialin të luajë më shumë.

Martial është sulmues qendror, megjithatë në dy vitet e fundit ai ka luajtur në krah.

Madje, pas ardhjes së tij në vitin 2015, te Man Unitedi, Louis van Gaal e përdorte si sulmues qendror, por jo njejtë me Mourinhon./IndeksOnline/