16:44 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Wayne Rooney tregon katër lojtarët që mund ta rregullojnë këtë sezon të Manchester Unitedit

Wayne Rooney nuk është pjesë e Manchester United por ai vazhdon të përcjell ish ekipin e tij.

Ai është i shqetësuar me formën e United këtë sezon por beson se “Red Devils” mund të rikthehen në formë, transmeton Indeksonline.

Rooney për televizionin e Manchester United tha se Pogba, Martial, Rashford dhe Lukaku janë lojtarët që mund ta ndihmojnë ekipin e Mourinhos gjatë këtij sezoni.

“Mourinho do të punojë me ekipin dhe do të i vendos ata. Por unë mendoj që përgjegjësia duhet të shkojë edhe tek lojtarët.”, u shprehë Rooney.

“Do të ketë momente të vështira gjatë ndeshjeve, kështu që lojtarët me karakter të madh duhet të udhëheqin. Ju keni lojtar si Pogba, Martial, Rashford dhe Lukaku.”, vazhdoi anglezi.

Rooney së fundmi luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren angleze. Për momentin ai po luan tek skuadra amerikane DC United./Indeksonline/